BallinaAktualitetSPAK: Kërkesa në KQZ për formularin e vetëdeklarimit të Ilir Metës është...

SPAK: Kërkesa në KQZ për formularin e vetëdeklarimit të Ilir Metës është pjesë e hetimeve pas kallëzimit të Halit Valter

Prokuroria e Posaçme ka konfirmuar se ndaj kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Metës SPAK ka regjistrur një procedim penal pas kallëzimit që ka bërë ish deputeti Halit Valteri.

Në një reagim për mediat, SPAK saktëson se kërkesën në KQZ për formularin e vetëdeklarimit të Ilir Metës e ka bërë në funksion të hetimeve që po kryhen për këtë procedim penal.

Regimi i SPAK:

Nisur nga interesimi i shumë gazetarëve pranë SPAK, lidhur me një kërkesë që SPAK i ka drejtuar KQZ, sqarojmë se ajo kërkesë është pjesë e hetimeve që po kryen Prokuroria e Posaçme në kuadër të procedimit penal regjistruar mbi bazën e kallëzimit të shtetasit Halit Valteri. Nuk kemi ndonjë informacion tjetër për të dhënë. Hetimet vazhdojnë.

PSE E PADITI NE SPAK HALIT VALTERI ILIR METEN

Ish-deputeti Halit Valteri kallëzoI në SPAK Ilir Metën pas lajmit të publikuar në një media austriake për lobim.

”Janë paguar qindra mijë euro për lobim, artikujt e Mother Jones dhe gazetës autriake kanë bërë publike fatura me vlerë qindra mijëra euro në shërbim të pasurisë. Meta, Kryemadhi dhe Tavo që do të kallëzohen në ditët në vijim do të përballet me fakte konkrete ku paratë e marra nga korrupsioni kanë bërë këto transferta shtetërore. Institucionet shtetërore flenë gjumë, ku korrupsioni gjatë kohës që kanë qeverisur dhe nuk janë dënuar për aferat e shumta. Të dhënat i kam nga gazetarë të huaj”, tha Valteri për mediat disa jave me pare.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular