Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar pas nisjes së hetimit nga ana e SPAK pas padisë së ish-deputetit Halit Valteri
Meta ka publikuar një tjetër kërkesë të Arben Krajës drejtuar Drejtorisë së Gjendjes Civile ku kërkohet informacion në lidhje me gjeneralitetet e ish-presidentit.
Ai shprehet se “spurdhjaku i partisë ka vendosur t’i shërbejë hapur mafies së inceneratorëve në panik”, ndërsa shton se Ramën nuk e shpëton dot më asgjë.
Statusi i Ilir Metës
Meqënëse spurdhjaku i partisë ka vendosur t’i shërbejë hapur mafies së inceneratorëve në panik ju lutem njihuni edhe me një kërkesë tjetër serioze për karagjozët më të mëdhenj të Ramaformës. Shtatori po vjen dhe Drejtësia e Popullit nuk do ndalet më!
Ramoviçin asgjë nuk e shpëton dot më!