BallinaAktualitetHetimet e SPAK, reagon ambasadorja e SHBA: Askush nuk është mbi ligjin!...

Hetimet e SPAK, reagon ambasadorja e SHBA: Askush nuk është mbi ligjin! Të pasurit dhe të fuqishmit kanë besuar se janë të paprekshëm

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim në një reagim në Twitter, thotë “kërcënimet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorët nuk duhet të pranohen më si normale”. Sipas saj, “ndërsa reforma në drejtësi zbatohet dhe jep gjithnjë e më shumë rezultate, do të bëhet më e qartë dhe më e qartë se askush – ASKUSH – nuk është mbi ligjin”.

Reagimi i plotë i ambasadores Yuri Kim:

“Kërcënimet për prokurorët dhe gjyqtarët – dhe përpjekjet e tjera për të prishur reformën në drejtësi në Shqipëri, nuk duhet të pranohen më si “normale”.

Kjo sjellje nuk i përket një vendi që është në NATO, ka hapur negociatat për anëtarësim ne BE dhe është ulur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Për një kohë të gjatë, të pasurit dhe/ose të fuqishmit kanë besuar se janë të paprekshëm.

Tani ata janë të shqetësuar, mosndëshkueshmërisë së tyre mund t’i vijë fundi.

Ndërsa reforma në drejtësi zbatohet dhe jep gjithnjë e më shumë rezultate, do të bëhet më e qartë dhe më e qartë se askush – ASKUSH – nuk është mbi ligjin”, thekson Yuri Kim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular