Gazetari i gazetës gjermane “Bild” reagon sërish mbi publikimin e përgjimeve për blerjen e votave në Durrës dhe Shijak nga grupi i “Avdylajve”, duke theksuar se njerëzit e qeverisë po përpiqen përsëri ta bëjnë gënjeshtar njësoj si në artikullin e parë.
Peter Tiede shkruan me ironi se: “Unë jam mirënjohës veçanërisht ndaj zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm në Tiranë për konfirmimin e vërtetësisë së përgjimeve të kasertave të bëra sot publike”.
Sipas tij, Prokuroria paralajmëron prokurorët për publikimin e materialeve hetimore, duke theksuar se në këtë mënyrë konfirmohet vërtetësia e tyre.
“Duke qenë se Shqipëria është përmbysur përsëri për shkak të një artikulli timin dhe ‘shpirtrat e këqij’ të qeverisë po përpiqen të më nxjerrin gënjeshtar, unë i jam veçanërisht mirënjohës Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm në Tiranë, e cila, konfirmon qartë vërtetësinë e përmbajtjes së regjistrimeve të përgjimit, të cilat i kemi bërë publike sot. Zyra në fjalë paralajmëron të bëhet kujdes në publikimin e përgjimeve (regjistrimeve audio), pasi bëhet fjalë për materiale nën hetim dhe të Prokurorisë” -shkruan mes të tjerash gazetari gjerman.