Janë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorët e atentatit të dy ditëve më parë në Shkodër, ku shënjestër ishte Albano Bruçaj.
Mësohet se në kërkim janë shpallur Tornato Fusha, 20-vjeç dhe Bajram Cerkoja, 24-vjeç. Dy të rinjtë akuzohen për vrasje të mbetur në tentativë, pasi shënjestra mundi t’i shmangej plumbave
Mbrëmjen e 25 gushtit, autorët qëlluan drejt mjetit tip “Audi”, që drejtohej nga 25-vjeçari Alban Bruçaj. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për hakmarrje, pasi shënjestra e sulmit Albano Bruçaj ka plagosur me parë Tornato Fushën.