BallinaAktualitet"Tmerri" që kaloi Pogba/ E morën peng dhe i kërkuan 13 milion...

“Tmerri” që kaloi Pogba/ E morën peng dhe i kërkuan 13 milion euro, mes shantazhuesve edhe vëllai i tij

Në Francë çdo ditë zbulohen detaje në lidhje me çështjen Paul Pogba, i cili ka bërë një denoncim për rrëmbimin e tij në muajin mars nga një grup personash, mes të cilëve ka qenë edhe vëllai Mathias.

Sipas RMC Sport, që citon hetuesit, zbulohet se futbollisti, gjatë marrjes në pyetje nga policia pranoi se u kishte paguar 100 mijë euro shantazhuesve për të zgjidhur gjithçka përpara se t’i drejtohej forcave të rendit

Përpara 6 muajsh, Pogba që ishte në Francë për ndeshjet e kombëtares së tij, u mor me forcë dhe u dërgua në një apartament në Paris. Dy persona të armatosur dhe të maskuar me kapuç në kokë e mbanin kundër vullnetit të tij duke e kërcënuar me një armë automatike M16.

Pas kësaj ngjarjeje, në pah doli dhe vëllai i Pogbasë, Mathias që sulmoi futbollistin e Juventusit në rrjetet sociale, duke kërcënuar se do bënte disa zbulime për të dhe Mbappe. Kjo ka ngritur dyishime se ai ishte mes personave që e shantazhuan, duke i kërkuar 13 milionë euro.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular