BallinaKryesoreU emërua nga Amerikanët, po nga kush u hoq? Misteret e shkarkimi...

U emërua nga Amerikanët, po nga kush u hoq? Misteret e shkarkimi të “nxituar” të Gledis Nanos…

Nga Arbi Fortuzi
U emërua nga Amerikanët, po nga kush u hoq? Misteret e shkarkimi të “nxituar” të Gledis Nanos…
Gledis Nano u emërua në krye të Policisë së Shtetit pasi i mbaroi “Vaji kandilit” Ardi Veliut, tetorin e shkuar. Erdhi me shumë bujë. U tha se ishte emëruar me bekimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës…. Dhjetë muaj pas emërimit, sot 31 Gusht 2022 qeveria zyrtarisht e shkarkoi nga detyra dhe nuk ka vendosur ende kë të emëroi në vendin e tij. Të hënën afër mesditës u lajmëruar se vetë Gledis Nano kishte dhënë dorëheqjen. Për 5 orë nuk pati asnjë reagim zyrtar, u tha se ishte duke vijuar punën në zyrën e tij, por nuk u përgënjeshtrua lajmi i dorëheqjes. Vetëm në ora 16:30, Gledis Nano përgënjeshtroi dorëheqjen: “Nuk kam dhënë dorëheqjen dhe skam ndër mend ta bëjë këtë”. Teksa burime saktësuan se lajmi isht një sulm i përqendruar ndaj tij
Dy ditë më pas, Nano u shkarkua nga qeveria, pa u dhënë emri i pasardhësit, teksa u tha se nuk kishte arritur objektivat. Dinamika e largimit të Gledis Nanos lë shumë pikëpyetje!
1. Pse Gledis Nanos i’u deshën 5-6 orë për të përgënjeshtruan dorëheqjen?
2. Cilat objektiva nuk përmbushi Nano?
3. Nëse ishte i bekuari i SHBA-ve, a ka patur konsultime me vendin mik përtej oqeanit?
4. Pse u shkarkua pa u gjetur pasardhësi? Pse ky nxitim?
5. Nano nuk dha dorëheqjen kur Jonada e vogël u vra në Himarë, nga një skaf i drejtuar nga një efektiv i policisë, ndërsa një muaj më vonë jep dorëheqjen/ shkarkohet… Pse tani dhe jo asokohe kur e lipte situata?
6. A ka lidhje kjo me zhdukjen e Ervis Martinajt, apo acarimit të kryeministrit të SPAK?
7. Cila ishte marrëdhënia e Nanos me Ministrin Çuçi, dhe a ka patur një takim në rrethinat e Tiranës mes drejtorit dhe një zyrtari të kryeministrisë?
… Po i mbyll këtu pyetjet për sot
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular