BallinaPolitikeSali Berisha takim 90 minuta me Ilir Metën, zbulohet çfarë është diskutuar

Sali Berisha takim 90 minuta me Ilir Metën, zbulohet çfarë është diskutuar

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kanë zhvilluar një takim. Sipas Panorama, dy liderët opozitarë janë takuar dy ditë më parë, ndërsa tema e diskutimit ka qenë aksioni opozitar mes dy partive.

Sali Berisha dhe Ilir Meta e kanë shprehur edhe publikisht që aksioni opozitar kundër qeverise dhe kryeministrit Rama do te jete e perbashket.

Kur na ndajnë edhe pesë ditë nga sesioni i ri parlamentar, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka thirrur sot kryesinë e PD-së për të diskutuar në lidhje me sesionin e ri parlamentar.

Ndërkohë kur pritet që për pak muaj PD-ja të nisë primaret për zgjedhjet lokale, sot do të caktohen edhe grupet e punës që do të shpërndahen nëpër zona për të organizuar strukturat e Partisë Demokratike. Gjithashtu, një tjetër vendim që pritet të merret sot në mbledhjen e kryesisë së PD-së është edhe miratim i departamenteve pranë PDSHsë sipas sektorëve përkatës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular