BallinaKronike“E kam takuar në prani të një ish-deputeti”/ Gazetarja Lala: Ervis Martinaj...

“E kam takuar në prani të një ish-deputeti”/ Gazetarja Lala: Ervis Martinaj kishte konflikte edhe me biznesmenë, babai ka dhënë orarin e zhdukjes

Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se ka pasur rastin të takohet me Ervis Martinajn kohë më parë, në prani të një ish-deputeti

E kam takuar në prani të një ish deputeti të njohur dhe i kam kërkuar intervistë”, tha Lala e cila pohoi se nuk mund të jepte më shumë detaje duke ju referuar të drejtës së saj si gazetare për të ruajtur burimin. Lala tha se Martinaj ka refuzuar të flasë. “Nuk ka pranuar, nuk kam interes të ekspozohem më media, kam punët e mia”, tha Lala për emisionin ‘Opinion’.

Ajo vuri në dukje se babai i Ervis Martinaj, ka dhënë një orar pak a shumë të specifikuar të kohës kur i biri mund të jetë zhdukur.

Mustafa Martinaj thotë që në datën 9 gusht, nga ora 19 e 30 deri në 22:00 të po asaj mbrëmjeje, mendoj se djalit i ka ndodhur diçka e rëndë dhe është eliminuar nga kundërshtarët”, tha Lala.

Më tej gazetarja shtoi se ka takuar një pjesë të kontakteve të Martinajt dhe pohoi se veç konflikteve me elementë të tjerë kriminalë, Martinaj kishte konflikte edhe me biznesmenë.

Kam takuar një pjesë të mirë të kontakteve të tij, edhe kundërshtarët. Kam takur edhe vetë Ervis Martinaj për shkak të punës. Por babai dhe xhaxhai lënë të kuptohet që kishte përplasje shumë të forta.  Sipas asaj që rezulton janë edhe biznemsenë të fuqishëm me të cilët Martinaj kishte konflikte dhe njëri prej tyre po ndërton në Gjirin e Lalzit, të cilit i ka dhënë paratë dhe po kërkon të marr vila mbrapsht”, tha Lala.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular