BallinaAktualitetTronditet Stambolli/ Atentat ndaj kreut të Federatës Turke të Futbollit, 7 plumba...

Tronditet Stambolli/ Atentat ndaj kreut të Federatës Turke të Futbollit, 7 plumba drejt zyrës…

Stambolli është tronditur ditën e sotme, pasi selia e Federatës turke të Futbollit është sulmuar me armë zjarri.

Mediat turke raportojnë se fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në vendngjarje, ndërsa mësohet se shtatë plumba u qëlluan nga jashtë ndërtesës duke synuar zyrën e presidentit të Federatës, si dhe një sallë konferencash që ndodhet në katin e poshtëm.

Autorët janë larguar me makinë, nga selia e TFF që ndodhet në Riva, në verilindje të Stambollit, në brigjet e Detit të Zi.

Omer Çelik, zëdhënësi i partisë në pushtet AKP, tha se ai foli me presidentin e Federatës, Mehmet Buyukesi, pas incidentit. Guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaya gjithashtu njoftoi përmes Twitter se është duke u hetuar për rastin për të zbardhur shkakun dhe zbuluar autorët.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular