BallinaPolitikeIlir Meta: Rama është i mbaruar, nuk e llogaris fare. Ikja e...

Ilir Meta: Rama është i mbaruar, nuk e llogaris fare. Ikja e tij, çështje javësh

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Ilir Meta depozitoi dje, më 1 shtator, kallëzimin penal ndaj anëtarëve të Autoritetit të Dosjeve, ku rendiste 6 akuza në lidhje me çështjen e dosjes ku përmendet shtetasi I.M.

Sipas kryetarit të Partisë së Lirisë, Autoriteti i Dosjeve ka falsifikuar dosjen për interes politik të Kryeministrit Edi Rama.

“Kam depozituar pranë organeve të drejtësisë kallëzimin penal ndaj anëtarëve të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, lidhur me shkeljet flagrante dhe të qëllimshme, të ligjit nga ana e tyre, në shërbim të verbër të sulmeve politike të Kryeministrit Edi Rama lidhur me mua si ish-President i Republikës dhe kryetar i Partisë së Lirisë, forca e dytë opozitare në vend”, tha dje Ilir Meta.

Ndërkohë, gjatë një interviste në emisionin “Open” në “News 24”, i pyetur nëse druhej se mazhoranca do të kalojë në Parlament një ligj që do të pamundësojë kandidimin e tij, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se Edi Rama do të largohet nga postit të kryeministrit për çështjeje javësh.

Sipas Metës, Edi Rama nuk është aq i fortë sa pretendohet sepse nuk do të bënte sipas tij, të tilla marrëzira me dosjet.

“Nuk është kaq i fortë, sepse po të ishte kaq i fortë ai nuk do të bënte të tilla marrëzira. Ai e ndjen diferencën. Unë nuk e llogaris fare Edi Ramën. Edi Rama do të kishte ikur me kohë nëse PD do të ishte treguar serioze. Edi Rama është i ikur, është çështje javësh. Është i ikur. Edi Rama është i ikur ashtu siç ka ikur nga mendja, sepse këtu kemi të bëjmë me një delikuent i cili mendon se mund të lëvizë çdo gurë. S’kam asnjë lloj komenti, t’i hapim kur të duan. Ta shoqërojmë me çdo gjë që të kenë në dispozicion. Këto janë karavidhe të Edi Ramës. Tani po përpiqen të shtyjnë axhendën e Endri Fugës”, tha Meta.

Ndërkohë që paralajmëroi kreun e qeverisë që të mos i japë porosi bandave kriminale, pasi do të mbajë përgjegjësi personale. Por, nuk sqaroi se për çfarë porosish bëhet fjalë.

FALSIFIKIMI

Dje, kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta publikoi dje dy dokumente. Njëri prej tyre sipas kryetarit të PL-së ishte dokumenti autentik me shkrim dore i prodhuar nga Sigurimi i Shtetit ku ka marrë në pyetje shtetasin F.T ku paraqitet sipas tij dëshmia reale dhe një dokument tjetër të prodhuar nga Autoriteti i Dosjeve ku sipas ish-Presidentit është falsifikuar dhe është vendosur emri i tij (Ilir Metaj) dhe në vend të një personi tjetër që ka dëshmuar shtetasi F.T që ishte marrë në pyetje nga sigurimi i shtetit.

“Në deklarimet autentike me shkrim dore të shtetasit F.T., të datës 9 mars 1990 dhe që janë deklarime pjesë e dosjes në ngarkim të këtij personi, ai shprehet qartë se ka komunikuar vetëm me dy persona për arratisjen e tij, I.M dhe A.Z, shokë fakulteti dhe në konvikti me të. Në deklaratën me shkrim dore të shtetasit F.T. në datë 9 mars 1990, bërë përpara sigurimit të shtetit, nën presion, pasi i kishin vendosur përpara edhe denoncimin e I.M., edhe përgjimet me teknikë operative të bëra prej tij, rezulton se vetë F.T ka deklaruar se:

i) Personat e vetëm që ka biseduar për arratisje jashtë shtetit janë shokët e tij të konviktit I.M. dhe A. Z., në asnjë rresht apo paragraf të kësaj deklarate autentike nuk përmendet asnjë Ilir Metaj (as Ilir Rexhep Metaj dhe as Ilir Mero Metaj);

ii) Më konkretisht në një nga këto biseda, siç deklarohet në faqen 2 të deklaratës autentike me shkrim dore citohet se: “bisedat e tjera që bëja me I.M qoftë edhe me A.Z. lidhur me ushtarin që do të më ndihmonte, që do të më ndihmonte për t’u arratisur nga Saranda e të tjera, këto më shumë si biseda i bëja për t’i mbushur mendjen I.M dhe A.Z…”. Në faqen “3” paragrafi “III” të dokumentit të prodhuar nga Sigurimi i Shtetit, qartazi i manipuluar dhe falsifikuar, citohet se:

“Nga informacioni i T.O. dt. 2.3.1989 del se objekti F.T. i shprehet denoncuesit Ilir Metaj ndër të tjera se: Kur denoncuesi e pyet nëse ka biseduar me ushtarin e Sarandës, objekti thotë: “…unë e di që atëherë.. por ai nuk e di muhabetin fare për atë punë.. ai tha që të arratisemi, të ikim. Po ka besë ai….”.

Nga verifikimi i përmbajtjes së deklaratës autentike me shkrim dore të shtetasit F.T., të datës 9 mars 1990, provohet në mënyrë shteruese se personat e vetëm që F.T. ka bërë biseda arratisje jashtë shtetit janë I.M dhe A.Z. Dhe pikërisht biseda për “ushtarin e Sarandës” nga deklarimi i tij rezulton e qartë se është bërë me I.M. Ky citim, pra përfshirja e emrit ‘Ilir Metaj’ në këtë paragraf është qartazi një falsifikim flagrant”, sqaroi Ilir Meta teksa lexoi dy dokumentet. Panorama

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular