BallinaAktualitetRama paralajmëron dimër të vështirë: Do i drejtohemi zyrtarisht me letër BE...

Rama paralajmëron dimër të vështirë: Do i drejtohemi zyrtarisht me letër BE për mbështetje financiare

Rama: Ky dimër ka gjasë të jetë dimri më i vëshitrë që kemi hasur. Në Ballkan nuk kemi patur dimra të lehtë. Sot që flasim në Kosovë ka orë ndërprerje energjie por ndërkohë edhe në vende si Britania Franca po paraqiten plane shkurtimesh të energjisë. Plane që përfshijnë fikjen e dritave pas orës 22:00 në rrugë, në vitrinat e dyqave, mbyllje në 22:00 si në kohën e pandemisë për të kursyer energji

Kemi diskutuar për cfarë po na kushton mos cuarja e kësaj krizë mbi shpatullat e qytetarëve tanë. Është një marrëveshje konkrete për hapa konkretë. Nuk jam I bindur nëse është shumë ambicioz apo I cmendur për të mos e prekur cmimin e energjisë për konsmutorët familjarë e biznesin e vogël, por kjo do të thotë qindra miliona euro që dalin nga arka e shtetit për të mbuluar shpenzimin koston, dhe këtu nuk është cështja e mld në serbi, cështja është sa gjatë do të vijojë kjo cështje.

I adresoj BE apelin e përsëritur që të mos bëjë me ne turpin që bëri në kohën e pandemisë. BE u mbyll dhe pa vetëm mureve të kështjellës së vet. Fatmirësisht të gjithë liderët e BE e kanë pranuar që ky ka qenë një turp.

Na duhet një europë politike, një bashkim strategjik për të mos përsëritur një situatë si e pandemisë. Vendet e BE kanë buxhetet e tyre dhe të BE ndërkohë ne kemi vetëm buxhetet tona. Do i drejtohemi me shkrim Brukselit dhe vendeve anëtare, do pranonim edhe tre vendet e tjera, për t’i kërkuar mbështetja financiare ekstra përvec buxheteve tona.

Kemi përpara 7 muaj shumë të vështirë, për shqipërinë do të thotë në rastin më të mirë afro gjysmë miliardë euro. Shpresoj të na dëgjojnë e të jemi edhe ne pjesë e ndarjes së kësaj përgjegjësie.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular