Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Peshkopisë, në Dibër.
Policia bën me dije se pas një sherri për motive banale, një 46-vjeçar me iniciale B.S. ka plagosur me armë zjarri A. D., 45 vjeç.
Ky i fundit është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore ndërkohë që autori është ndaluar dhe është shoqëruar në komisariat.
Njoftimi i policisë
Plagosi me armë zjarri një shtetas, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar.
Rreth orës 17.55, në qytetin e Peshkopisë, shtetasi B. S., 46 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin A. D., 45 vjeç, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në spital.
Menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes forca të shumta policore dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore është kapur dhe shoqëruar në Komisariat autori i dyshuar.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.