BallinaKryesoreErl Kodra: Zoti i bekoftë SHBA! Rënia e Ramës duket më afër...

Erl Kodra: Zoti i bekoftë SHBA! Rënia e Ramës duket më afër se kurrë, po i vjen fundi kësaj klase politike

Nga Erl Kodra
Rënia e Edi Ramës tashmë duket më afër se kurrë – dhe kjo vjen pikërisht atëherë kur duket se ai zotëron gjithçka – dhe përballë me një opozitë të përçarë keqas.
Që prej 21 prillit të vitit 2021 – domethënë që kur u mor vesh “fitorja” e tij – duket se filloi teposhtëza për ”kreun e Meduzës” në qeveri. Mesa duket kushtet në të cilat ndodhej vendi nuk lejonin rotacionin e pushtetit, as me votë, as me presion të brendshëm (protesta), por me ndërhyrje nga jashtë. Një shoqëri e traumatizuar nuk mund të prodhojë rotacion, një media e kapur nuk orienton publikun, një shoqëri civile e tredhur nuk mund të ngrejë kauza, një vend i mbytur nga krimi i organizuar nuk mund të ngrihet prej frikës – dhe mbi të gjjtha – regjimet nuk largohen me votë.
Qeverisja e këtyre viteve i ngjanë pikë për pikë qeverisjes së mafias, që herë pas here bën ndonjë të mirë; shpërndanë para, ndanë favore – jo për popullin, por për antarët e bandës. Këtë punë ka bërë Edi Rama për 9 vjet, ka shpërndarë para të Buxhetit të Shtetit pa hesap për krerët e organizatës.
Asnjë qeveri në planet nuk do të mund të grabiste kaq shumë para me vetëm një aferë korruptive si ajo e djegsave – domethënë rreth 10 % të Buxhetit të Shtetit – 430 milion euro. Masakra të tilla financiare nuk kanë ndodhur as në filma – por në Shqipëri po. Dhe e besoni apo jo, por të jeni të sigurtë se sa për popullin tonë trim dhe liridashës, Rama rron dhe “qeverisë” edhe 100 vjet.
Mekanizmi që është vënë në punë po funksionon – nga njëra anë antarët e organizatës kërkojnë likujdimin e llogarive, dhe nga ana tjetër SHBA-të po shtrëngojnë lakun. Vetëm shpirti i Edi Ramës e di se çka po heq mes kaosit perfekt – kujtë t’ia prishë e kujtë t’ia ndreqë.
Sot Edi Rama shkarkoi kreun e Policisë së Shtetit, në përpjekje që të fitojë edhe pak kohë para se të arrestohen dy ish-ministra të famshëm për bëma të mëdha. Ndërkohë Ambasadorja Yuri Kim iu përgjigj flakë për flakë se Gledis Nano është partner i SHBA-ve. Por urdhër-arrestet mbeten në fuqi, dhe nuk ka Zot që t’i ndalojë pa u zbatuar.
Tani Edi Rama doli hapur si anti-amerikan, kur në fakt është thjeshtë anti-shqiptar.
Duket qartë se me rënien e Edi Ramës po vjen edhe fundi i kësaj klase politike, dhe bashkë më të, edhe shumë eksponent të mafias shqiptare. Atë që nuk ishim në gjendje ta bëjmë vet, po e bëjnë Shtetet e Bashkuara.
Që i bekoftë Zoti.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular