BallinaAktualitetFOTO/Tentuan ta vrasin në Vlorë, ky është efektivi i Policisë Kufitare të...

FOTO/Tentuan ta vrasin në Vlorë, ky është efektivi i Policisë Kufitare të Sarandës

Ky është Nako Mehmetaj, punonjës i Policisë Kufitare Sarandë, ndaj të cilit u qëllua mbrëmjen e sotme me armë zjarri, teksa po lëvizte me makinë në lagjen “Partizani”, Vlorë.

Ai ndodhej në makinë së bashku me Anxhelo Breshanin, punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Vlorës, pasi po ktheheshin nga palestra. Ndaj tyre u qëllua disa herë më armë, por fatmirësisht nuk pësuan lëndime.

Ngjarja ndodhi këtë mbrëmje në lagjen “Partizani”, teksa punonjësit e Policisë, Breshani dhe Mehemetaj po ktheheshin nga palestra. Një mjet tip “Volkswagen” iu afrua paralelisht atyre dhe i qëlloi disa herë. Më pas autori u largua menjëherë nga vendngjarja në drejtim të paditur. Forca të shumta policie mbërritën në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit/vë. newsbomb.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular