BallinaKronikeShqiptari e greku u dogjën për së gjalli në vendin e punës/...

Shqiptari e greku u dogjën për së gjalli në vendin e punës/ E veja e 39-vjeçarit: Edhe më 2016 në fabrikë ndodhi një shpërthim…

spot_img

Ditën e djeshme, dy burra që punonin në një fabrikë peshku në Prevezë të Greqisë, njëri shqiptar e tjetri grek janë djegur për së gjalli në vendin e punës.

Mediat greke kanë zbuluar se dy burrat që u vranë në fabrikën e peshkut dje, i kanë shpëtuar një shpërthimi në të njëjtin biznes edhe në vitin 2016.

E veja e grekut 39-vjeçar, Zenovia Paschos zbuloi për mediat helene se në vitin 2016 kishte ndodhur një tjetër shpërthim në këtë biznes. Ajo tha se burri i saj kishte shpëtuar edhe shokun e tij nga vdekja, duke e hedhur në një rezervuar me ujë.

“Në vitin 2016, ndodhi sërish një shpërthim në këtë biznes dhe burri im shpëtoi dhe arriti atëherë të shpëtonte edhe shokun e tij, shqiptarin që vdiqën të dy bashkë. Ai e hodhi në një rezervuar me ujë sepse atij ishte duke iu djegur fytyra. Pastaj të dy mrekullisht shpëtuan. Megjithatë dje ata ‘u larguan’ përgjithmonë”, tha e veja e 39-vjeçarit Gerasimos Fatouros për Protothema.gr.

Ajo në rrëfimin e saj vazhdoi: “Të dielën do mbaronte punën dhe do kthehej në shtëpi. I flisja në telefon, por nuk kishte asgjë nga ana tjetër, nuk ndihej asnjë zë. Nuk e dija se çfarë po ndodhte. Motra ime më merr në telefon dhe më thotë: ‘Në biznesin ku punon Gerasimos ka ndodhur një shpërthim”. U nisa  për të shkuar në punën e tij për ta gjetur, largohem nga shtëpia dhe shoh kontabilistin e kompanisë duke ardhur  në shtëpinë time. Ai me trishtim më tha: “Makis iku”.

Mund të them se trajtimi në punë për burrin tim nuk ishte i mirë. Shefi i tij nuk i ka lënë asnjëherë pushim, nuk i ka bërë dhuratë për Krishtlindje apo Pashkë, edhe ditë pushimi rrallë kishte. Të dielën i thosha, ‘Maki, shko në punë, por nëse nuk do mos shko’. Burri im ishte gjithmonë i gatshëm, ai ishte i mirë, ai ishte një punëtor që bënte shumë detyra për fabrikën ku ishte i punësuar. Fatkeqësisht, kushtet në punë nuk ishin ideale. Burrit tim i kishin ofruar një punë tjetër këtu në Prevezë dhe donte të ikte, por nuk ia doli”, përfundoi rrëfimin e saj Zenovia Paschou.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular