BallinaBotaBota "Mbretëresha vdiq!"/ Bletët mbretërore njoftohen për ndarjen nga jeta të...

Bota “Mbretëresha vdiq!”/ Bletët mbretërore njoftohen për ndarjen nga jeta të Elizabeth II

spot_img

Bletët e pallatit mbretëror do të njoftohen se mbretëresha vdiq

Kjo është një traditë e çuditshme e lashtë e cila kërkon që bletërritësi mbretëror t’u thotë bletëve lajmin e rëndë. Me pëshpërima, insektet janë informuar se kanë një mjeshtër të ri, Mbretin Charles III. Lajmi i hidhur iu dha bletëve në koshere në tokat e Pallatit Buckingham dhe Clarence House.

John Chapple, 79 vjeç, bletërritësi zyrtar i pallatit, bëri udhëtimin prekës drejt vendeve ku janë kosheret, të premten pas lajmit për vdekjen e Mbretëreshës.

Më pas, shirita të zinj u lidhën me harqe në kosheret, ku jetojnë mijëra bletë.
Rituali vazhdoi me duke u thënë bletëve se Mbretëresha kishte vdekur dhe një mjeshtër i ri tani do të ishte në krye.

Më pas, bletët u nxitën të silleshin mirë me zotërinë e tyre të ri, mbretin Charles.

Besëtytnia e pazakontë dhe e lashtë erdhi sepse besohej se mos informimi i bletëve për një pronar të ri do të çonte në mosprodhimin e mjaltit, braktisjen e kosheres ose vdekjen.Z. Chapple tha për MailOnline: “Unë jam në koshere tani dhe është traditë kur dikush vdes që ju të shkoni në koshere dhe të bëni një lutje të vogël dhe të vendosni një fjongo të zezë në koshere.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular