Nga Bujar Leskaj
Këtë javë zhvillova takime me kryesitë e PD dhe grupet e punës në Vlorë, Sarandë, Selenicë e Delvinë.
Javën në vijim do të realizohen takimet me degën e Himarës dhe në Konispol e Finiq.
Në këto takime kemi diskutuar gjerësisht për situatën dhe detyrat që shtrohen përpara PD dhe degëve në kuadrin e riorganizimit të partisë në bazë, por edhe në kuadër të zgjedhjeve vendore.
Në takimin me gjithë Grupin e Punës për Qarkun e Vlorës, që u realizua në Vlorë, kam insistuar se një organizim i mirë, partinë e ngre minimalisht me 10%, ndërsa në rast se organizimi çalon rënia është po me 10%.
Grupet e punës të ngritura nga kryetarët e degëve dhe kryesitë e PD po intensifikojnë punët që, sipas udhëzimeve të PDSH dhe duke respektuar afatet, të zbresin në bazë dhe të vazhdojnë organizimin që nga seksionet e grupseksionet dhe, njëkohësisht, në lidhje të ngushtë me FRPD dhe LDG të rishikohen listat e anëtarësisë, të cilat duhet të përditësohen, në mënyrë që database e partisë të jetë reale në çdo moment.
Gjithashtu është theksuar se PD nuk është parti përjashtuese, por parti që e pranon mendimin ndryshe dhe që është e hapur për të gjithë demokratët dhe kontributorët në vite.
Është lënë detyrë që degët e PD në Vlorë, Sarandë, Selenicë e Delvinë të krijojnë bashkëpunim e marrëdhënie të ngushta me intelektualët, shoqërinë civile dhe të gjithë ata që mund të kontribuojnë në ringritjen dhe fitoren e PD.
Të gjithë deputetët e PD të Vlorës paraqitëm propozimet për ndarjen e re për ndarjen e re administrative, të cilat u mbështetën nga Komisioni i ngritur në PD, i kryesuar nga nënkryetari Oerd Bylykbashi dhe sekretari Ylli Asllani, por që janë mirëpritur dhe përkrahur nga bashkëkryetarja e komisionit parlamentar, deputetja Dhurata Çupi dhe deputetët e tjerë, të cilët pavarësisht ndarjes brenda partisë, (që uroj të jetë e përkohshme), po mbajnë qëndrim të njëjtë për Reformën Territoriale. Uroj dhe besoj që ky emërues i përbashkët të jetë brenda grupit parlamentar të PD , deri në finalizimin përfundimtar.
Kemi propozuar që në Vlorë ndarja e re territoriale, të përfshijë jo vetëm krijimin e bashkisë Orikum, por edhe me bashki të tjera, si ato Ksamil dhe Novoselë, por edhe ajo që është propozuar me emrin “Amantia”, që do të ketë qendrën në Kotë dhe do të përfshijë të gjitha njësitë administrative të Lumit të Vlorës.
Duke qënë se Reforma admistrativo-territoriale është një nga reformat më të rëndësishme, brenda kësaj jave të organizohen tryeza me qytetarë në Orikum (ditën e martë), Ksamil, Kotë dhe Novoselë. Gjithasht do vazhdohet me takime në seksionet dhe grupseksionet, të cilat duhet të sinergjizojnë veprimet e tyre, si edhe duke u shtrirë në kohë, të synohet bashkimi i të gjithë demokratëve në një front të vetëm kundër sektit Rama në pushtet.
Në zgjedhjet vendore PD duhet të ketë vetë një kandidatë për kryetar në cdo bashki dhe një listë këshilltarësh !
Gjithashtu me kryetarin dhe kryesinë e degës së PD Vlorë diskutuam për protestat që duhet të organizojmë në ditët në vijim duke filluar me atë për mbrojtjen e Gjirit të Vlorës , kundër instalimit të TEC-ve lundruese në këtë gji !