Të tjera detaje vijojnë të zbardhen nga vrasja e biznesmenit shqiptar në Greqi pak ditë më parë. Emisioni “Tlive” ka publikuar një video ekskluzive, në të cilën janë regjistruar minutat e fundit të biznesmenit shqiptar në Greqi, para se të futej në hotelin ku u vra.
Nga kamerat e sigurisë duket edhe momenti kur 46-vjeçari ndalon makinën, për të shkuar në një kioskë për të blerë një pije freskuese, teksa flet në telefon.
Më tej ai futet sërish në makinë për të shkuar te hoteli, te vendi ku dhe dha frymën e fundit.
Xhani Topalli, 46 vjeç u vra në ishullin e Rodos nga pronari i një hoteli dhe i biri i tij, pasi këta të fundit i detyroheshin shqiptarit 70 mijë euro, raporton protothema.gr.
Topalli kishte bërë punime në hotelin e vrasësit, i cili nuk e pagoi kurrë për punën që bëri.
Mbrëmjen e 28 gushtit, kur edhe u zhduk, Xhani Topalli, ka pasur një takim me 53-vjeçarin grek. Ai po përpiqej që t’i merrte një borxh prej 30 mijë eurosh biznesmenit grek, i cili e kishte kontraktuar për punë ndërtimi. Ky i fundit deklaroi se takimi mes tyre ishte anuluar, por kamerat e sigurisë, zbuluan se takimi ishte zhvilluar dhe ishte kryer vrasja.
Kujtojmë se vrasësit e shqiptarët janë lënë në burg nga drejtësia greke.
Pas rrëfimit të tyre, dy të pandehurit me vendim unanim të Hetuesit dhe Prokurorisë janë cilësuar si të arrestuar të përkohshëm dhe janë lënë në burg, ndërsa me mbylljen e hetimeve pritet të jepet edhe dënimi për ta.