BallinaAktualitetSali Berisha braktis protestën e Ilir Metës, ja deputeti që dërgoi për...

Sali Berisha braktis protestën e Ilir Metës, ja deputeti që dërgoi për “qokë”

spot_img

Kryetari i Partisë Demoraktike, Sali Berisha, nuk është bashkuar në protestën e zhvilluar nga Partia e Lirisë, e drejtuar nga Ilir Meta, te inceneratori i Tiranës.

Në protestë, si përfaqësues i PD-së ka qenë Edmond Spaho, që duket se kanë vajtur aty për “qokë”, por është e qartë se PD nuk është bashkuar me protestën dhe nuk ka çuar as militantë, fakt i dukshëm nga pjesëmarrja e ulët e protestës.

Vetë Berisha nuk ka preferuar të shkojë edhe pse opozita është zotuar se do të jetë e bashkuar në aksionin opozitar, veçanërisht për protestat. Madje, as në një protestë për inceneratorët, të cilët janë kthyer në kalë beteje e opozitës ndaj qeverisë Rama.

Mbrëmjen e djeshme, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u pyet në emisionin “Të Paekspozuarit” nga Ylli Rakipi në MCN TV, se përse opozita nuk po koordinohet në aksionin në terren.

Meta nuk kishte një përgjigje konkrete për mungesën e PD-së në organizimin e protestës, por deklaroi se Partia e Lirisë ka axhendën e saj dhe se fton çdo grup interesi dhe parti që ti bashkohet.

Unë jam kryetar i PL. Për këtë çështje, jemi shprehur të hapur të bisedojmë me çdo grup interesi dhe parti. Kemi axhendën tonë. Jemi të hapur për të koordinuar edhe me PD dhe forcat e tjera. Nuk ka vend për të shpikur diferenca apo protagonizmë“, deklaroi Meta në TPZ.

Sali Berisha braktis protestën e Ilir Metës, dërgon Edmond Spahon

Sali Berisha braktis protestën e Ilir Metës, dërgon Edmond Spahon

Sali Berisha braktis protestën e Ilir Metës, dërgon Edmond Spahon

Sali Berisha braktis protestën e Ilir Metës, dërgon Edmond Spahon

Sali Berisha braktis protestën e Ilir Metës, dërgon Edmond Spahon

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular