BallinaKryesoreDomosdoshmeria e shtimit te numrit te bashkive

Domosdoshmeria e shtimit te numrit te bashkive

spot_img
Nga Bujar Leskaj
Sipas të gjithë ekspertëve të pushtetit vendor, reforma territoriale nuk ka përmbushur pritshmëritë, ndërsa të 61 bashkitë rezultojnë mjaft problematike, duke vijuar të akumulojnë borxhe.
Një pjesë e madhe e tyre, të keqtrajtuara në maksimum nga sekti Rama në qeverisje, gjatë periudhave të zgjedhjeve të përgjithshme dhe vendore, që nga viti 2015 i nisjes së reformës, kanë lënë pas dore mbledhjen e detyrimeve të paarkëtuara, vjeljen e taksave dhe kryerjen e shpenzimeve të domosdoshme për qytetarët e tyre.
Reforma territoriale, edhe sot, në vitin e shtatë të zbatimit të saj, nuk ka arritur pritshmëritë në lidhje me konsolidimin fiskal, rritjen e të ardhurave dhe efiçiencën e shpenzimeve vendore. Tejet sensitiv është borxhi i konsiderueshëm i krijuar ndaj subjekteve private, nëpërmjet detyrimeve për fatura të palikujduara ndër vite, për arsye të kryerjes së punimeve apo shërbimeve, pa u siguruar më parë fondet e nevojshme për kryerjen e tyre.
Reforma duhet të dalë me një plan monitorimi të vijueshëm të krijimit të detyrimeve të prapambetura dhe një strategjie të qartë të mirëmenaxhimit të borxhit në njësitë e vetëqeverisjes vendore, veprime të cilat sekti në qeverisja nuk ka ndërmend t’i realizojë.
Partia Demokratike kërkon me të drejtë reformimin e saj, duke shtuar ndjeshëm numrin e njësive vendore, nga 61 bashki në 94 bashki. Kjo masë do të sigurojë përthithjen e funksioneve shtesë të pushtetit vendor, punonjësve, aktiveve dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarit. Ajo do të realizojë rritjen e efektiviteti në mbledhjen e të ardhurave të veta dhe në përdorimin e fondeve në dispozicion.
Për shembull, në qarkun e Vlorës, reforma territoriale duhet të synojë krijimin e katër bashkive të reja: Bashkinë e Orikumit, Bashkinë e Ksamilit, Bashkinë Amantia (zonën e Lumit të Vlorës), me qendër në Kotë, dhe Bashkinë e Novoselës. Ndarja e re territoriale dhe bashkitë e reja do t’i sigurojnë jo vetëm Vlorës, por edhe gjithë Shqipërisë, frymëmarrjen e duhur të decentralizimit konkret dhe shumë më tepër fonde.
Gjatë viteve të fundit, për shkak të mosvëmendjes kriminale të sektit Rama, shpenzimet për buxhetin vendor janë në ulje. Në vitin 2019, ato ishin 3.3 përqind e PBB, ndërsa për këtë vit parashikohen të jenë vetëm 3.2 përqind. Edhe transferta e pakushtëzuar e qeverisë qendrore ndaj pushtetit vendor, parashikohet për këtë vit me një ulje 0.1 përqind, krahasuar me vitin 2021. Me kaq buxhet, të 61 bashkitë e sotme nuk mund të përmbushin përgjegjësitë, funksionet dhe shërbimet e shumta administrative dhe publike.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular