BallinaKryesoreGjykata njeh Lulzim Bashën si kryetar të PD. Deklarata: Isha sot...

Gjykata njeh Lulzim Bashën si kryetar të PD. Deklarata: Isha sot në gjykate dhe…

spot_img

Edith Harxhi thotë se për Gjykatën e Tiranës, kryetar i Partisë Demokratike është ende Lulzim Basha.

Këtë deklaratë e bëri në daljen publike të parapak çasteve në lidhje direkte në Syri TV.

“Isha dje në Gjykatën e Tiranës sepse unë vazhdoj të ndjek seancat gjyqsore për procesin e zgjedhjeve të brendshme në parti, në qershor 2021, për postin e kryetarit të PD, ku unë kandidova dhe akuzova për parregullsi në zgjedhje, ndaj e çova çështjen në gjykatë.

Në një moment i kërkova gjyqtarit se cili ishte statusi i PD sot, pra kush është kryetari i PD.

Dhe e dini çfarë? Në Gjykatën e Tiranës me nxorrën dokumentin ku Lulzim Basha figuron ende kryetar i PD, edhe pse ai ka muaj që ka dhënë dorëheqjen.

Kjo është e turpshme edhe për drejtësinë dhe gjyqsorin shqiptar dhe uroj dhe shpresoj që Gjykata e Apelit ta rregullojë këtë gjë.

Pra këta nuk njohin se cila është e vërteta dhe nuk respektojnë vullnetin e mijëra demokratëve”, tha Harxhi.

Ndërkohë Harxhi i bëri thirrje gjykatës që menjëherë të kthejë firmën dhe vulën te partia, te institucionet e saj sepse tani, në dritën e gjithë këtyre zhvillimeve, duhet që patjetër PD të riorganizohet.

Edhe pse çështja për fatin e PD është në gjykatë prej muajsh, kjo e fundit vazhdon të mos marrë asnjë vendim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular