BallinaKryesorePse Rama është në sinkron me Berishën, për sulmin ndaj PD dhe...

Pse Rama është në sinkron me Berishën, për sulmin ndaj PD dhe Bashës?!

spot_img

Ishte i turpshëm, autogol, malinj, (Idiot- e quajti Enton Ablekaj), ngazëllimi i Sali Berishës dhe ndjekësve të tij foltorist dhe mediatik, pas shkrimit të VOA “për paratë ruse në PD”.

Një shkrim i cili kishte infiltruar në stilin e Background-it, një histori të para 5 vitesh të lobuar në një media amerikane nga miqtë e Edi Ramës. Një histori e cila u hap penalisht edhe në Shqipëri, por kurrë në SHBA. Një histori të cilën prokuroria shqiptare e mbylli sepse dokumentet dhe të “dërguarit specialë” amerikanë ju vërtetuan, se nuk bëhej fjalë për “para ruse” që paska marrë PD dhe Lulzim Basha, por për një skemë të dyshimtë lobimi jashtë tagrit të PD-së me palë të treta në lojë.

Muzin është mirë e bukur në SHBA, kurse berishistët duan që të shpallin parti të Putinit PD-në e studentëve të Dhjetorit dhe të fusin në burg si “spiun rus”, Lulzim Bashën.

Shihni çfarë po ndodh!

Kryetari i Partisë së Rithemelimit, Sali Berisha, në fjalën e tij në parlament “çuditërisht”, nuk e vazhdoi sulmin e 24 orëve të fundit kundër Lulzim Bashës, për të ashtuquajturat “financime ruse” në Partinë Demokratike. Por pikërisht pas tij e mori fjalën, Taulant Balla, i cili foli dhe i mëshoj në sinkron, deklaratave të Berishës dhe foltoristëve për këtë çështje e cila orë pas ore po del abuzive.

Kreu i grupit Parlamentar i PS-së, pasi tha batutat e zakonshme bajate kundër Berishës, (Jo djall, jo plaku Mere), shmangu temën e diskutimit dhe kaloj direkt te çështja e mbyllur që në vitin 2018 për lobimin e Partisë Demokratike në SHBA, por që u infiltrua ditën e djeshme në një shkrim të VOA, duke shfrytëzuar shqetësimin amerikan për lëvizjet e Putin pas pushtimit të Ukrainës.

Pra pasi e maskoi fillimisht me epitete ndaj Berishës dhe tha për këtë çështje të njëjtat gjëra që Berisha dhe ndjekësit e tij po artikulojnë me batare së fundmi, Balla foli fiks me gjuhën e tyre.

Kur unë e kam ngritur çështjen e financimit Rus në këtë sallë, nuk e besonit. Ju të rithemelimit kur ishit me Lulin thoshit nuk është e vërtetë. Kur ishit me Lulin, thoshit për lobimin që nuk është e vërtetë, tani që nuk jeni me Lulin thoni është e vërtetë. Lërjani drejtësisë, ishallah e kthen Gjykata e Lartë. Unë kam besim te drejtësia e re që po lind në rrënojat e drejtësisë së vjetër

Kujtojmë që Sali Berisha dhe ndjekësit e tij, edhe pse burimi dhe lajmi i “VOA” ishte anonim, kanë akuzuar personalisht Lulzim Bashën dhe Partinë Demokratike duke “harruar” se atëherë ishin në kupolën dhe pjesë e qenësishme e saj. Po njësoj siç bëri Balla sot, edhe ata kanë kërkuar rihapje të hetimit ndërkohë që ende vetë institucionet përgjegjëse amerikane, nuk kanë reaguar zyrtarisht.

Berishën e damkosi vetë Sekretari i Shtetit Blinken dhe akoma bërtet “provat, provat”, kurse për një paragraf në fund të shkrimit të VOA kërkon kokën e Bashës dhe përmjerjen e nderit të Partisë Demokratike.

Gjithashtu njësoj si Balla thonë, “se ne e dinim atëherë gjëmën që kishte bërë Basha, por nuk e besonim”. Tani jo vetëm që e besojnë, por janë bërë edhe “grup” me Edi Ramën për të goditur të vetmen pjesë pro-perëndimore dhe jo “non grata” nga Perëndimi, që po reziston në parlament dhe kudo.

Në një shkrim të agjencisë prestigjioze, RETURS, e cila kishte kontaktuar me të njëjtin burim të VOA në Shtëpinë e Bardhë, jo vetëm që nuk flitej për historinë e vitit 2017, por theksohej se financimet ruse pas pushtimit të Ukrainës dhe shpalljes së sanksioneve, janë destinuar për “partitë e djathta ekstremiste dhe sovraniste” me synim manipulimin dhe minimin e demokracive në vende edhe si Shqipëria.

Çfarë ju kujton kjo?!

Kurse për sa i përket Sali Berishës është po ky që në 19 qershor 2019, deklaronte pikërisht kështu për këtë çështje:

Akuzat e Mother Jones janë të fabrikuara. Në mënyrë absolute Lulzim Basha dhe PD nuk kanë pasur asnjë takim me rus, kurrë në jetën e tij. Nuk kanë marrë asnjë qindarkë nga rusët. Nuk kanë firmosur kurrë kontratë me rusët. Këto janë të vërteta që nuk i luan as topi. Nuk kanë kontratë me para ruse, nuk kanë kontaktuar me asnjë rus për këtë problem. Çdo gjë tjetër është intrigë e ulët e destinuar të përfundojë në hiç.

Gjithsesi nuk është kjo çështja pasi shumë shpejt, do të bëhet e qartë nga vetë Departamenti i Shtetit se për çfarë bëhet fjalë konkretisht.

Për shembull në Itali, mediet kanë zbardhur pasazhe nga ky raport amerikan për vendin e tyre dhe bëhet fjalë pikërisht për lëvizje të ngjashme politike si “Rithemelimi”. Ato hapur apo nën rrogoz, me medie e veprime, po ngrenë një valë të ashtuquajtur “sovraniste”, anti amerikane e anti Euro-Atlantike.

Nuk është kaq e thjeshtë historia, veçse kini pak durim.

Misteri është se përse autopolantët politikë dhe mediatik të Edi Ramës janë në një sinkron të jashtëzakonshëm me ata të Rithemelimit, për të baltosur jo thjesht Lulzim Bashën por Partinë Demokratike Zyrtare, të cilën SHBA e shpallën “partner strategjik” menjëherë pas përjashtimit të Sali Berishës?!

Nuk e dinë Edi Rama dhe vetë Sali Berisha, (ky po të dojë le të pyesë prokuroren Elizabeta Ymerajn, se mundet), se Departamenti i Drejtësisë në SHBA ka dërguar shkresë zyrtare këtu, ku konfirmohet se në lobimin e Partisë Demokratike as që ka shenja për “financim rus”?!

Nëse Berisha kuptohet që ngazëllimi i vjen prej vetë- ngushëllimit për të parë edhe Bashën dhe gjithë PD-në si vetvetja të shënjestruar nga SHBA, po Edi Rama çfarë halli ka?!

Koha do ta tregojë, se e ka të njëjtë me atë të Berishës!/Alfapress.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular