BallinaKryesoreKontrabanda e naftës nga Libia/ Salianji pyet Çuçin: Kastrati, Gega, Alpet, Eida,...

Kontrabanda e naftës nga Libia/ Salianji pyet Çuçin: Kastrati, Gega, Alpet, Eida, Bolvoil, cili nga këta i ka mbyllur gojën qeverisë?

spot_img

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka folur në Kuvend për naftën kontrabandë që vinte nga Libia që u kap dy ditë më parë në Portin e Durrësit.

Ai u shpreh se policia nuk jep asnjë të dhënë në lidhje me këtë ngarkesë duke theksuar se një nga 5 oligarkët e naftës në vend ia ka mbyllur gojën për të mos treguar porositësin.

“Në Shqipëri bëhet kontrabandë nafte. Pse nuk ka asnjë emër. Kush janë porositësit e naftës libiane që vjen me anije libiane në Shqipëri. Kastrati, Gega, Alpet, Elda, Bolvoil kanë të drejtë të importojnë në PortoRomano. Cilët nga ata të pestë iua ka mbyllur gojën dhe policia nuk flet. Kapiteni i anijes libiane ka thënë se ka ardhur edhe dy herë të tjera në Shqipëri.

Ka një rezolutë që ndalon çdo lloj përpunimi të anijeve që vijnë nga ky shtet. Kush janë porositësit. Si ka mundësi që në Shqipëri vjen një anije me mijëra ton naftë dhe të arrestuar janë vetëm disa të huaj.

Si ju kam kërkuar informacion të plotë për oligarkët e ndërtimit e njëjta gjë do të ndodhë edhe me këtë rast. Do informojmë partnerët sepse keni shkelur embargo. Do e gjejmë ne kompaninë dhe do vijmë ta themi këtu. Kjo është situata në Shqipëri sot”, deklaroi ai.

Ministri Çuçi nga ana tjetër shmangu përgjigjen duke kërkuar vlerësim për punën e policisë.

“Ju ngrini gishtin ndaj policisë dhe qeverisë ditën që policia dhe qeveria e kap dhe e sekuestron dhe fut në burg trafikantët, pikërisht për këtë ditë ju thoni që qeveria nuk punon. Pra të paktën thoni bravo për operacionin që keni bërë por ne kemi sinjalizime që kjo ka ndodhur më parë.

Thoni bravo për operacionin që keni bërë. Me partnerët sepse krimet nuk luftohen pa partnerët. Nuk mund ta ngresh gishtin ditën që ata reagojnë”, tha Çuçi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular