Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Nartë, Vlorë, ku një mjet i llojit “Benz” taksi është përplasur me shtyllën
![](https://startnews.news/wp-content/uploads/2022/09/vlo-300x164.jpg)
Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se në brendësi të tij kanë qenë 5 veta së bashku me shoferin mes tyre dy fëmijë, 13 vjeç.
Nga aksidenti kanë mbetur 5 persona të plagosur mes tyre disa rëndë, të cilët janë transportuar me tre ambulanca në drejtim të spitalit të Vlorës. Policia në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave. Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit ka qenë nën efektin e alkoolit.