Detaje të reja kanë dalë nga zhdukja e 23-vjeçarit Meledin Adilit nga Borja i Kukësi, i cili ka humbur kontaktet me familjen teksa po mblidhte boronica
Mësohet se një numër ukrainas ka telefonuar policinë ditën që i riu është zhdukur pa gjurmë dhe ka tentuar të komunikoje me uniformat blu. Personi ka komunikuar në sllavisht, jo në gjuhën shqipe, çka ka ngritur dyshime të forta për ngjarjen Policia ka kërkuar ndihmën e ambasadës së Ukrainës në Tiranë për rastin e Adilit.
Kërkimet për gjetjen e tij vijojnë prej ditësh sidomos nga forcat kosovare, por ende asnjë gjurmë nga i riu.
Policia po heton në disa pista për të hedhur dritë mbi ngjarjen.