BallinaBotaTragjedi e rëndë në Indi, moti i keq dhe rrufeja u merr...

Tragjedi e rëndë në Indi, moti i keq dhe rrufeja u merr jetën 36 personave

spot_img
spot_img

Moti i keq dhe rrufetë kanë vrarë 36 persona brenda një dite në shtetin verior të Indisë Uttar Pradesh, thanë autoritetet. Të paktën 24 prej tyre humbën jetën kur shtëpitë e tyre u shembën nga reshjet e vazhdueshme.

Në incidente të tjera, 12 persona u vranë nga rrufeja, përfshirë një djalë 15-vjeçar, i cili sapo ishte ngjitur në çatinë e një shtëpie. Vetëm në pesë ditët e fundit, numri i të vdekurve nga rrufeja ka arritur në 39

Rrufeja është një dukuri e zakonshme në Indi gjatë sezonit të musonit, i cili zgjat nga qershori deri në shtator.

Shkencëtarët indianë, raporton Associated Press, madje pretendojnë se ndryshimet klimatike kanë rritur numrin e goditjeve të rrufesë, shumë prej të cilave janë vdekjeprurëse. Në fakt, vitin e kaluar pati 34% më shumë  vdekje nga rrufeja sesa në vitin 2016, nga 1,489 në 2,869 vitin e kaluar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular