Një aksident ka ndodhur në aksin Tiranë- Elbasan pranë tunelit të Kërrabës, ku ka mbetur i plagosur një efektiv policie.
Gazetari Fatmir Popja bën me dije për BalkanWeb se bëhet fjalë për efektivin Ferdindand Bahja, i cili ishte duke shkuar në një tjetër vendngjarje, kur është aksidentuar vetë.
Kur efektivët sapo kishin mbërritur në vendngjarje, një tjetër makinë që po kalonte në autostradë, merr përpara mjetin ku ndodhej edhe polici Bahja.
Moti i keq dhe stuhia mendohet se kanë qenë arsyet e përplasje
Efektivi është dërguar menjëherë drejtë Traumës dhe mësohet se gjendja e tij është e rëndë.