Shqipëria zhgënjeu totalisht sonte, duke barazuar 1-1 në ndeshjen e fundit të Nations League me Islandën. Edhe pse mysafirët luajtën për pjesën më të madhe të ndeshjes me një lojtar më pak, kuqezinjtë nuk ia dolën të fitojnë.
Rezultatet e dobëta në dy ndeshjet e fundit duket se i ka lënë një shije të hidhur mbështetësve që ishin në stadium.
Pas sfidës, Berisha dhe Hysaj u afruan pranë tifozëve kuqezi në “Air Albania”, por lojtari i 12-të i refuzoi kategorikisht duke iu thënë: “ik, ik”.