Ermir Lenjani nuk e fshehu zhgënjimin pas barazimit në fund përballë Islandës në një prononcim të tijin për “Super Sport”.
“Jam i lumtur që shënova golin. E kishim analizuar lojën dhe u fokusuam te gabimet në fund. Duhet të mësohemi që mos të na ndodhë më.
Ndjeja pak dhimbje muskulore dhe e kërkova vet ndërrimin. Kisha dhimbje gjatë javës prandaj u zëvendësova”, u shpreh Lenjani.
PANORAMASPORT.AL