BallinaSport“Injorantë, mosmirënjohës!” Motra i del në mbrojtje Ronaldos, sulmon ashpër…

“Injorantë, mosmirënjohës!” Motra i del në mbrojtje Ronaldos, sulmon ashpër…

“Mos ma prekni Ronaldon”. Sa herë vijnë kritika në drejtim të sulmuesit portugez, ashtu siç ka ndodhur edhe pas paraqitjes së fundit të 37- vjeçarit kundër Spanjës në Ligën e Kombeve, motra e tij i del në mbrojtje.

Gazeta “A Bola” vuri në dyshim nëse Santos duhet ta zgjedhë më titullar golashënuesin më të mirë të historisë së luzitanëve kur Botërori është në prag.

Por këto sulme në drejtim të vëllait të saj nuk i pëlqyen Katia Aveiros, e cila shpërtheu në “Instagram” pa asnjë diplomaci: “Kristiano ka në krah familjen e tij dhe ata që e duan.

Dhe këta njerëz do të jenë gjithnjë në krahun e tij, pavarësisht gjithçkaje. Por ajo që ndodh tani nuk më surprizon aspak. Portugezët kanë pështyrë në pjatën ku kanë ngrënë dhe gjithnjë kështu ka qenë.

Portugezët janë të këqij, injorantë dhe mosmirënjohës. Është një djalë i gjunjëzuar në tokë dhe askush nuk i jep një dorë. Është mizore, sepse ka dhënë dhe po jep shumë.

Ai në tokë quhet Ronaldo dhe është thjesht futbollisti më i mirë në botë”, shkruante ajo.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular