BallinaAktualitetTABELA/Reshje shiu e rrebeshe, ja si parashikohet situata deri mesditën e të...

TABELA/Reshje shiu e rrebeshe, ja si parashikohet situata deri mesditën e të dielës

E shtuna e 1 tetorit ka nisur me reshje shiu. Sinoptikanët e SHMU parashikojnë se në gjithë vendin do të ndikojë paqendrueshmëria sot e deri në mëngjesin e së dielës.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh.

Por prej mesditës së ditës së diel do të ketë orë me diell.

Përgjatë ditës së shtunë parashikohen reshje shiu të përkohshme me intensitet të ulët e në formën e shtrëngatave lokale në veriperëndim e perëndim.

Në orët e pasdites e deri në mëngjesin e së dielës në jug e pjesërisht në qendër do të ketë reshje shiu e rrebeshe.

Era do të fryjë juglindje dhe verilindje. Gradualisht të dielën do të kthejë nga veriperëndimi mesatare e përkohësisht e vrullshme në bregdet.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2 dhe 3 ballë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular