BallinaKronikeRegjistrimi i popullsisë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, Basha thirrje shqiptarëve: Kundërpërgjigja...

Regjistrimi i popullsisë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, Basha thirrje shqiptarëve: Kundërpërgjigja më e mirë ndaj politikave të Beogradit

Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka bërë thirrje shqiptarëve në komunat Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, që të bëjnë regjistrimin e vetes dhe familjarëve.

Basha shkruan se regjistrimi është kundërpërgjigja më e mirë për politikat diskriminuese të Beogradit ndaj shqiptarëve në këto tre krahina.

“Ndaj është e një rëndësie vendimtare dhe përgjegjësi e lartë kombëtare që çdo shqiptar i Preshevës, Medvegjës e Bujanocit që jeton në këto komuna, në Kosovë, në Shqipëri, në Maqedoninë e Veriut apo diasporë, të bëjë gjithçka për t’u regjistruar”, shkruan Basha.

Statusi i plotë i Lulzim Bashës

Të dashur motra dhe vëllezër të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, ka nisur regjistrimi i popullsisë dhe kombësisë në komunat tuaja.

Sot thirrja ime vëllazërisht është për të gjithë shqiptarët që jetojnë në komunat Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, që të bëjnë gjithçka për të regjistruar veten e familjarët e tyre.

Regjistrimi juaj është kundërpërgjigja më e mirë për politikat diskriminuese të Beogradit ndaj shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. Përmes regjistrimit tuaj dhe të familjarëve tuaj, ju jepni kontributin tuaj të pazëvendësueshëm për të ndalur efektet e projektit të spastrimit etnik përmes pasivizimit të adresave. Në këtë mënyrë ju i dëshmoni botës realitetin e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, përkundër përpjekjeve të mbrapshta për ta zhbërë atë.

Ndaj është e një rëndësie vendimtare dhe përgjegjësi e lartë kombëtare që çdo shqiptar i Preshevës, Medvegjës e Bujanocit që jeton në këto komuna, në Kosovë, në Shqipëri, në Maqedoninë e Veriut apo diasporë, të bëjë gjithçka për t’u regjistruar

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular