Deputeti i PD Lefter Gështenja thotë se PD dhe opozita është e dënuar të dali në zgjedhjet lokale me kandidat të barabartë pasi vetëm kështu mund të jetë fituese.
Gjatë një interviste për Ora News me gazetarin Everest Dedaj ai tha se nuk është koha që personat brenda opozitës ti tregojnë muskujt njëri tjetrit.
Lefter Gështenja: E vetmja zgjidhje që PD opozita shqiptare të jetë fituese në zgjedhjet vendore është e dënuar të dali me një kandidat. Çdo alternativë tjetër nxjerr fitues Edi Ramën. Askush nga ne brenda PD apo brenda opozitës nuk ka luksin ti tregojë muskujt njëri-tjetrit. Sot të gjithë duhet të dalim përtej interesave personale. Të mendojmë më gjatë. Në këto zgjedhje e gjithë opozita do të shkojë me më shumë kanidatët se çdo alternativë tjetër do të jetë fitore në tavolinë për Edi Ramën.
“Nëse nuk ndryshon ky model, 61 bashki një parti në zgjedhjet e 2025 opozita do të ketë zero shanse të përmbysë maxhorancën. Edhe pse kriza ekonomike ka pllakosur vendin dhe pse të rinjtë kanë emigruar nuk ka shpresë nuk mund të vijohet me të njëjtin model.”