Gjykata e Apelit ka caktuar datën për gjykimin çështjes së kërkuar nga Partisë Demokratike, kur kjo e fundit drejtohej nga Lulzim Basha.
Burime nga grupi i demokratëve të Alibeajt dhe Bashës bëjnë me dije se Gjykata e Apelit ka caktuar datën 3 nëntor 2022 për të shqyrtuar kërkesën për të bërë bashkë dy ndryshimet statutore të miratuar nga selia blu.
“Për shqyrtimi që lajmërohet për datën 3 nëntor Gjykata e Aplit, nuk është për ankimin e vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri, por për ankimin e PD që kërkon që gjykata të regjistrojë të bashkuara në një vendim ndryshimet statutore të korrikut 2021 dhe të dhjetorit 2021”, bënë të ditur nga grupimi i Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt.
Ndërkohë që sot, Gjykata e Apelit sqaroi se: “Ne date 3 Nentor 2022, ora 10:30, do te gjykohet ceshtja me kerkues Partia Demokratike e Shqipërisë, lidhur me ankimin e saj ndaj vendimit date 18.03.2022 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane.
Trupi gjykues qe e shqyrton ceshtjen përbehet nga gjyqtaret: Irida Kacerja (relatore), Genti Shala dhe Emona Muçi.
P.s. kjo ceshtje lidhet me depozitimin e statutit dhe vendimeve te Kuvendit Kombetar te dates 17.07.2022″, thuhet në njoftim.
BETEJA PER KRYETRIN
Një ditë më parë, një grup deputetësh të Partisë Demokratike u mblodhën para Gjykatës së Apelit duke kërkuar nga togat e zeza që të shprehen për ligjshmërinë e drejtimit të partisë së tyre. Madje ata kërkuan që të përshpejtohen procedurat për të shpallur sa më parë se kush ishte legjitim në drejtimin e Partisë Demokratike, Grupimi i Sali Berishës apo përkrahësit e Lulzim Bashës dhe Alibeajt. Për këtë çështje Gjykata ende s’ka caktuar një datë.
“Ne intereson gjykimi përfundimtar dhe marrja e një vendim final për të bërë të mundur një pikënisje të përbashkët. Nëse do caktohet Rithemelimi ne do jemi pjesë e Partisë Demokratike siç jemi sot pjesë e Partisë Demokratike. Jemi për daljen me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet e vitit 2023. Gjykata e Apelit nuk shqyrtoka dot një çështje të tillë që kërkon vetëm një orë. Do uroja që Apeli ta marrë seriozisht këtë kërkesë të kërkuar nga anëtarët e PD ndryshe ka pikëpyetje shumë të mëdha. Ne nuk do të presim fund”, tha deputeti Dashnor Sula në një deklaratë për mediat.
Në kërkesën e deputetëve të Partisë Demokratike drejtuar gjyqtares Elona Toro, si relatore e çështjes, ata theksojnë se duhet përshpejtuar caktimi i seancës gjyqësore për shqyrtimin e ankimit pa marrë për bazë radhën e çështjeve të tjera të regjistruara në kohë më parë duke e mbështetur këtë në nenin 460 të kodit të procedurës civile.
“Të marra së bashku cenimi i këtyre lirive ka vënë në rrezik edhe rolin kushtetues të Partisë Demokratike, si forca opozitare që garanton pluralizmin dhe demokracinë përfaqësuese të cilat janë parime themelore të organizimit të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në kërkesën e PD.