BallinaAktualitetShkodra pa transport urban!

Shkodra pa transport urban!

spot_img
Nga Mark Rupa
Kryetari i Bashkise Z. Spahia u bë i disati kryetar bashkie në Shkodër që promovon modelin e ri të autobuzave të rradhës por asnjë linjë të re urbane.
Transporti urban brenda qytetit të Shkodrës është tejet i cunguar ndërsa ai që lidhë qëndrën e qytetit me njësitë administrative është i pa organizuar.
Një udhetim vajtje – ardhje nga Shkodra në Shalë kushton 2 500 lek te reja. Çmimet jane të pa përballushme dhe për njësitë e tjera adminstrative malore. Z. Spahia si ish kandidat për kuvend ne ato zona besoj se i njeh shumë mirë kostot e udhëtimit, janë pak a shumë të njëjta me koston e organizimit te fugonave ne ditën e votimit.
Linja Shkodër – Velipojë, një tjetër linjë e domosdoshme sidomos gjatë sezonit të plazhit por dhe gjatë dimrit për banorët dhe vizitoret e mundëshëm. Në dimër Velipoja kthehet në një qyteze fantazëm. Linja e transportit urban mund të lehtësoje lëvizshmërinë dhe ti japë jetë zonave turistike gjatë gjithe viti.
Linja Breglumi – Shkodër
Linja Shosh – Shkodër
Linja Kirë -Shkodër
Linja Shllak – Shkodër
Linja Juban – Shkoder
Linja Grudë – Shkodër
Linja Postribë – Shkodër
Linja Dajç – Shkodër
Linja Oblike – Shkodër
Linja Velipojë Shkodër
Linja Bushat – Shkodër
Janë linja qe duhet të kene sistemin e transportit të organizuar, rrjetin rrugore të mirëmbajtur dhe te sigurte, oraret e lëvizshmërise të shpallura, ashtu siç keni shpallur keto dy linja brenda qytetase.
Nuk mjafton dhenja e liçensave, që edhe ato e dine vete shoferet se si i marrin, por duhet të jete një sistem i organizuar mirë dhe i sigurtë për mirëqënjen dhe jetën e qyetarve.
Të jete një sistem transporti qe i kursen banoret e bashkise Shkoder, qe mbron mjedisin, ndihmon turizmin dhe zhvillimin ekonomik të zonave.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular