U luajtën mbrëmjen e sotme, duke filluar nga ora 21:00, tetë sfidat e vlefshme për grupet e Ligës së Europës, ku nuk munguan surprizat, teksa u regjistruan në total plot 23 gola.
Arsenali bëri detyrën në shtëpi ndaj Bodo Glimt, duke fituar me rezultatin e pastër 3-0, teksa Roma e Murinjos, u mposht me përmbysje 1-2 nga spanjollët e Betis. Në sfidat e tjera, spikatën fitoret e Rojal Union në transfertë dhe e Karabag ndaj Olimpiakosit.
Ndërkohë që Ren, Freiburg dhe Fenerbahçe nuk falën në shtëpi. Dueli i vetëm i mbrëmjes që përfundoi në barazim ishte ai mes Midtjuland dhe Fejnord.
REZULTATET:
ARSENAL-BODO/GLIMT 3-0
Nketiah 23′ , Holding 28′ , Vieira 85′
ROMA-BETIS 1-2
Dibala 34′ / Rodriguez 40′, Luiz Henrike 88′
BRAGA-ROJAL UNION 1-2
Ruiz 49′ / Nilson 86′, Sykes 90+4′
FENERBAHÇE-AEK LARNAKA 2-0
Batshuai 26′ , Mamas 80′ (autogol)
MIDTJYLAND-FEJNORD 2-2
Isaksen 54′, Zhuninjo 85’/ Szymanski 23′, Kokçu 45′
OLIMPIAKOS-KARABAG 0-3
Ovusu 68′ , Vesoviç 82′, Shejdajev 86′
FRAJBURG-NANTE 2-0
Kyereh 48′, Grifo 72′
REN-DINAMO KIEV 2-1
Terrier 23′, Doue 89′ / Tsygankov 33′
PANORAMASPORT.AL