BallinaKryesoreOpozita me kandidatë të përbashkët në zgjedhje? Alibeaj: PD që drejtoj unë...

Opozita me kandidatë të përbashkët në zgjedhje? Alibeaj: PD që drejtoj unë ka emrat e saj, lëvizjet e tjera për të nxjerrë kandidatë nuk na shërbejnë

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-se Enkelejd Alibeaj në një intervistë ekskluzive për News24, thotë se Partia Demokratike do të ketë kandidatët e saj në zgjedhjet e vitit 2023, dhe se ky është një detyrim ndaj shqiptareve.

Sipas tij, PD edhe do të testohet në zgjedhjet e ardhshme lokale. Alibeaj shton se lëvizjet e tjera në kampin opozitar, për kandidatë të tjerë, nuk i shërbejnë Partisë Demokratike.

“PD do të hyjë në zgjedhjet lokale të 2023. Qytetarët shqiptarë mezi presin të shkojnë në zgjedhje. Shoqëria duhet të shprehë vullnetin e saj ndaj pushtetit. Ka vetëm një subjekt ligjor me emrin PD, ky subjekt ligjor që drejtoj do marrë pjesë në zgjedhje”, tha Alibeaj.

Sipas tij “Ne do të testohemi edhe vetë në zgjedhjet lokale. Nuk do doja kurrë të përsëritej 6 marsi, në 6 mars votuesit kanë pasur një kandidat të PD, ndërsa kandidati tjetër i opozitës ishte me një tjetër sigël. Demokratet duhet të kenë një kandidat në zgjedhje, lëvizjet për të nxjerrë kandidatë të tjerë, nuk i shërbejnë PD-së. PD është një subjekt dhe duhet të nxjerrë një kandidat. Duhet bashkim i demokratëve dhe i qytetarëve, ne nuk e kemi luksin të kemi kandidatë të tjerë në garë”.

I pyetur se si bëhet bashkimi i Partisë Demokratike, Alibeaj u shpreh se baza demokrate është manipuluar. Ai ndërkohë u shpreh i hapur për të diskutuar brenda opozitës për një draft të reformës territoriale. “Ne jemi të hapur për të diskutuar për territorialen mes opozitës. Prej kohësh ne kemi kërkuar që të kemi një produkt të përbashkët”.

Kreu i Grupit Parlamentar foli edhe për financimet ruse në PD, ku tha se Basha është hetuar për këtë çështje, dhe se non-grata e Berishës është politike.

“Duhet të vendosen filtra për financimet e partive politike. Raporti për financimet ruse, nuk do të thotë asgjë. PD nuk ka qenë kurrë një seli e financuar nga rusët. Basha ka qenë i pari që ka çuar në prokurori çështjen dhe prokuroria ka hetuar dhe ka një vendim për Bashën”, tha Alibeaj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular