Premier League ka zhvilluar këtë të shtunë pasdite ndeshje mjaft interesante.Chelsea vazhdon të bëjë mirë në kampionat, pasi mposhti 3-0 Wolves.
Ekipi i Potter udhëhoqi 1-0 në 45 minutat e para. Blutë e Londrës nderohen nga një gol i Havertz në minutën e 45-të, pas një assisti të Mount. Chelsea siguron fitoren sapo fillon pjesa e dytë me Pulisic. 20 minuta edhe për Armando Brojën, i cili ishte i kudogjendur në fushë.
Goli i parë sezonal për të vjen në fund dhe tashmë ylli i Kombëtares shpreson se ky do jetë vetëm fillimi.21 vjeçari me prespektivë për të ardhmen është aktivizuar në 5 ndeshje sezonale, ndërsa për të parë “rrjetën” e parë të tij na është dashur të prisnim javën e 10-të të kampionatit. Kujtojmë që në verë drejtuesit vendosën t’i besojnë atij duke e mbajtur në skuadër dhe koha do e tregojë nëse kanë vepruar mirë apo jo.
Me këtë 3 pikësh, Broja me shokë janë në katër vendet e para të Premier League, ndërsa “Ujqërit” duket se do e kenë mision të vështirë mbijetesën.
Manchester City merr triumfin e 3-të radhazi, duke mposhtur 4-0 Southampton.
Goli i parë do vinte pas 20 minutash lojë me Cancelon. Pas paraqitjes mbrësëlënëse në derbi, Foden vazhdon aty ku e la, teksa edhe sot “tund rrjetën” (32’).
Asgjë për t’u shqetësuar në pjesën e dytë për djemtë e Guardiolës, që thellojnë menjëherë rezultatin me Mahrez. Tjetër gol nga Erlind Haaland, që vërteton sërish se për momentin është sulmuesi më i miri në kampionatin anglez.
Manchester City kryeson pas 10 javësh kampionat, sakaq Southampton është e 16-ta.
Rezultatet:
Chelsea 3-0 Wolverhampton
ARMANDO BROJA’s FIRST GOAL FOR CHELSEA! 👏🔥 pic.twitter.com/g6sKHzK0oE
— LDN (@LDNFootbalI) October 8, 2022
Manchester City 4-0 Southampton
(BalkanWeb)