Ish-portieri i Real Madrid, Portos dhe Spanjës, Iker Casillas ka shfrytëzuar rrjetin social Twitter, ndërsa ka deklaruar përmes një postimi se është homoseksual.
Spanjolli i cili në vitin 2019 pësoi një goditje të rëndë në zemër duke i thënë stop futbollit, u ka kërkuar ndjekësve ta respektojnë duke u treguar se është Gay.
“Shpresoj që të më respektoni, jam homoseksual. Gëzuar të dielën”, ka shkruar 41 vjeçari.
Casillas ka qenë i martuar me yllin e televizionit, Sara Carbonero dhe së bashku kanë dy djem, ndërsa vitin e shkuar çifti u nda pa bërë publike arsyen e divorcit.