Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamed Rrumbullaku, ka folur për fatin e të shumëkërkuarit të drejytësisë, Ervis Martinajt.
Gjatë një dalje për mediat, teksa u pyet për fatin e Martinajt, Rrumbullaku deklaroi se nuk ka asgjë për të shtuar dhe se po punohet për rastin në fjalë.
Pyetje: A ka përgjigje policia për Ervis Martinajn?
Rrumbullaku: Kemi struktura të veçanta që po ndjekin rastin, na ka deleguar prokurori detyrat është një hetim miks. S’kam për të deklaruar asgjë më tepër.
Kujtojmë se Martinaj rezulton i zhdukur që prej më tepër se dy muajve, kur familja e tij e denoncoi si të zhdukur në Polici.