BallinaKryesoreBujar Leskaj bën publik raportin/KE sektit Rama: hiqni dorë nga pasaportat e...

Bujar Leskaj bën publik raportin/KE sektit Rama: hiqni dorë nga pasaportat e arta dhe nga amnistia tatimore dhe penale!

Nga Bujar Leskaj
KE sektit Rama: hiqni dorë nga pasaportat e arta dhe nga amnistia tatimore dhe penale!

Raporti 2022 për Shqipërinë i Komisionit Evropian (Progres-Raporti) (file:///C:/Users/user/Downloads/Albania%20Report%202022.pdf ),  i publikuar sot, shprehet me forcë se  “Shqipëria duhet të heqë dorë nga zhvillimi i një skeme të nënshtetësisë së investitorëve (pasaporta të arta), pasi do të paraqiste rreziqe, sa i përket sigurisë, pastrimit të parave, evazionit fiskal, financimit të terrorizmit, korrupsionit dhe infiltrimit të krimit të organizuar dhe do të ishte i papajtueshëm me normat e BE-së” (faqe 23 e Raportit).

Pavarësisht kritikave të kahershme dhe të vazhduara të Bashkimit Evropian, mbi planin e sektit Rama për dhënien e shtetësisë të huajve të pasur që duan të investojnë në vend, në korrik të këtij viti, qeveria hodhi një tjetër hap drejt zbatimit te tij, kur miratoi një vendim që i hap rrugën angazhimit të një kompanie ndërkombëtare për promovimin e pasaportës shqiptare.

Sekti në pushtet paralajmërohet nga Progres-Raporti 2022 i Komisionit Evropian edhe për nismën tjetër për aministinë fiskale dhe penale. Shqipërisë i kujtohet se është “në listën gri” të vendeve me rrezikshmëri të lartë ndaj dukurive të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Raporti thekson se “Qeveria duhet të zbatojë elementët e mbetur të planit të veprimit të Task Forcës së Veprimit Financiar te Moneyval. Miratimi i një amnistie tatimore dhe penale kundër këshillave të BE-së dhe Moneyval, mund të rrezikojë përparimin në këtë fushë”(Faqe 7 e Progres-Raportit).

Progres Raporti 2022 trajton gjerësisht shqetësimet për klimën e biznesit dhe ndërhyrjet e shumta në ligjet fiskale të vendit. Ai shprehet se “Rishikimet e shpeshta të buxhetit dobësojnë besueshmërinë fiskale. Inflacioni u rrit mbi objektivin, ndersa ekonomia joformale mbetet e rëndësishme.  Ekonomia informale mbetet e madhe – vlerësohet nga FMN se ajo përbënte rreth një të tretën e PBB-së në vitin 2019 dhe është më e përhapur në tregti, turizëm, prodhim dhe ndërtim” (Faqe 6 dhe 55 e Raportit).

Komisioni Evropian, në raportin e tij vjetor, nxjerr në pah prapambetjen në njohuritë sipërmarrëse dhe teknologjike të vendit. “Njohuritë sipërmarrëse dhe teknologjike mbeten të ulëta, me nevoja të paplotësuara për investime në kapitalin njerëzor dhe fizik, boshllëqe në aftësi dhe arsim, si dhe shpenzime të ulëta për kërkim dhe zhvillim. Diversifikimi i ulët i eksporteve rrit ndjeshmërinë ndaj goditjeve të jashtme. Edhe pse integrimi rajonal dhe eksportet u rritën, ato mbetën nën potencial (faqe 6 e Raportit).

Komisioni Evropian vë gishtin në keqmenaxhimin e financave publike në tërësi dhe të investimeve publike në veçanti, kur ravijëzon kredibilitetin e ulët të administrimit të Buxhetit të Shtetit. “Dobësitë në menaxhimin e investimeve publike vazhdojnë. Shpenzimet për investime shpesh mbetën prapa planeve të rishikuara dhe perqendrohen ne fundvit, me një të tretën e totalit të shpenzimeve kapitale në vitin 2021, të ekzekutuar vetëm në dhjetor. Kjo sinjalizon një dobësi të vazhdueshme në menaxhimin e investimeve publike, e cila, në kombinim me detyrimet e prapambetura të kontratave dhe rishikimet e shpeshta të buxhetit me akt normativ, dobëson besueshmërinë e buxhetit” (Faqe 55 e Raportit)

Progres Raporti 2022 i Bashkimit Evropian i çjerr maskën mburrjeve të sektit Rama për gjoja asistencën e duhur sociale ndaj shtresave në nevojë, përgjatë pandemisë dhe inflacionit të lartë të dy viteve të fundit, kur thekson se “Ndihma Shtetërore ra në 0.25% të PBB-së në vitin 2021. Pjesa e ndihmës horizontale në veçanti ra në vitin 2021 në rreth 50% të nivelit të saj në vitin 2019. Megjithatë, Zyrës së Ndihmës Shtetërore i mungon ende pavarësia institucionale dhe gjithëpërfshirja e të dhënave të raportuara mbetet e paqartë”. (Faqe 56 e Raportit)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular