Farmacitë në Finlandë po përballen me një kërkesë të pazakontë për tabletat e jodit, duke bërë që sasitë të mbarojnë në kohë ekstrem.
Kjo valë interesimi ka ardhur pas paralajmërimit të bërë nga qeveria, e cila i këshilloi qytetarët të merrnin masa për t’u përgatitur për një katastrofë të mundshme bërthamore, e shkaktuar nga lufta në Ukrainë.
Rusia ka sulmuar disa herë termocentralet bërthamore që ndodhen në Ukrainë, dhe kjo ka rritur rrezikun e një shpërthimi nuklear, duke i vendosur vendet fqinje, por jo vetëm, në rrezik.
“Një aksident në një termocentral bërthamor mund të lëshojë jod radioaktiv në mjedis, i cili mund të grumbullohet në gjëndrën tiroide”, tha ministria e shëndetësisë e Finlandës në një njoftim.