Ish- zëvendës ministri i Arsimit, Taulant Muka i ka dërguar një letër me firma presidentit të Republikës, Ilir Meta, për të kërkuar mosdekretimin e Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave.
Muka thekson se Akademia e Shkencave duhet të jetë institucioni më i rëndësishëm i shkencës, dhe jo një hapesirë ku mblidhen njerëz anonim në shkencë.
Postimi i plotë:
Faleminderit të gjithë juve që e firmosët kërkesën drejtuar Presidentit
Z. President,
Uroj që kjo letër të nxisë një vendim që gjithë bota akademike dhe shqiptarët duan: Mosdekretimin e z. Gjinushi si kryetar të Akademisë së Shkencave. Akademia e Shkencave duhet të jetë shtëpia e shkencës dhe jo foleja e politikanëve në pension! Akademia e Shkencave duhet të jetë institucioni më i rëndësishëm i shkencës, dhe jo një hapesirë ku mblidhen njerëz anonim në shkencë!
Në rast se ende keni dyshime, ju këshilloj të pyesni fëmijet tuaj dhe t’ju tregojnë eksperiencën britanike. Jo të gjithë të rinjtë shqiptarë kanë mundësinë të studiojnë në shkollat britanike dhe të marrin edukimin më të mirë! Forcimi i Akademisë së Shkencave është një investim për brezat e ardhshëm që mundësinë që fëmijët tuaj kanë sot, ta gjejnë në Shqipëri!
… [Trackback]
[…] Read More here on that Topic: startnews.news/2019/06/07/taulant-muka-leter-metes-ja-pse-nuk-duhet-dekretohet-gjinushi-ne-krye-te-akademise-se-shkencave/ […]
Comments are closed.