Pedagogët kanë paralajmëruar se më datë 17 do të bojkotojnë mësimin. Së fundmi i janë drejtuar me një kërkesë drejtuesve të Njësive Kryesore të IAL-ve Publike duke kërkuar bashkëpunim dhe mbështetje në këtë kauzë.
Gjithashtu ato kërkojnë thirrjen e Asamblesë së Përgjithshme .
“Në respekt të misionit tuaj si drejtues të njësive kryesore dhe të stafeve akademike, ndihmës akademike dhe administrative, të cilët kanë qenë pjesë e tre protestave publike në ambientet e universiteteve tona, të organizuara nga SPUSH, lutemi të ushtroni të drejtën tuaj për të thirrur Asamblenë e Përgjithshme, e drejtë e cila iu takon edhe vetë anëtarëve të këtij organizimi akademik. Lutemi që në këtë Asamble të ftohen dhe punonjësit ndihmës akademikë/administrativë, si dhe përfaqësuesit e Qeverive Studentore, edhe pse këta të fundit nuk janë anëtarë të asambleve të përgjithshme”, thuhet në kërkesë.
Kërkesë drejtuesve të Njësive kryesore të IAL-ve Publike
Ndër të tjera bëhet me dije se të hënën nga ora 10:00 deri në orën 12:00 do të jetë jashtë oborreve të Fakulteteve.
Kujtojmë se më herët pedagogët kanë zhvilluar protesta përballë Universitetit Politeknik dhe përballë Universitetit të Arteve.
Deklarata e SPUSH