BallinaKryesoreA negociohen primaret? Gazment Bardhi: Në bisedime të mos përfshihen çështjet që...

A negociohen primaret? Gazment Bardhi: Në bisedime të mos përfshihen çështjet që na ndajnë

spot_img
spot_img

A negociohen primaret? Gazment Bardhi: Në bisedime të mos përfshihen çështjet që na ndajnë

Në intervistën ekskluzive për emisionin “Pa Censurë”, Gazment Bardhi u përpoq të mos përdorë një gjuhë konfliktuale dhe shmangu një përgjigje direkte, nëse i njeh apo jo primaret që organizon PD e zotit Berisha për caktimin e kandidatëve para zgjedhjeve. Por ai bëri të qartë që Edi Palokën nuk e takon në pozitat e kryetarit të Këshillit Kombëtar.

PJESË NGA INTERVISTA PËR EMISIONIN “CENSURË”

Elona Meço: Zoti Berisha deklaroi se pa primare nuk ka PD. Pra, ato janë një nga shtyllat kryesore të statutit të miratuar në 11 dhjetor, që ju nuk e njihni.

Gazment Bardhi: Ne nuk shkojmë për të bërë teatër. Është fakt i njohur publik pozicionimi ynë për qendrimet tona. E përsëris. Nuk po shkojmë për të biseduar se cili është statuti në fuqi i PD se kjo nuk ka rëndësi për demokratët që presin të mundin Edi Ramën në zgjedhje. Nuk e mundim dot Edi Ramën duke treguar se cili është statuti në fuqi i PD. Kjo është një çështje që nuk e zgjidhim dot.

Elona Meço: Kur të takoni Palokën, takoni një koleg apo Kryetarin e Këshillit Kombëtar të PD?

Gazment Bardhi: Do të takoj një koleg të PD.

Elona Meço: Pra as zoti Berisha për ju nuk është kryetar i PD?

Gazment Bardhi: Kjo nuk ka asnjë rëndësi çfarë është njëri apo tjetri. Nuk i fus diskutimet brenda PD-së në këtë moment në këto çështje. Këto çështje ekzistojnë prej 1 viti, i kanë ndarë palët. Kolegët më kanë mandatuar të përpiqem të bëj gjithçka për të qenë bashkë në zgjedhje lokale. Në këto bisedime hyjmë për demokratët, jo për hallin tim, të zotit Berisha, të zotit Alibeaj, të zxotit Paloka apo kolegëve te grupit parlamentar.

Elona Meço: Por kur hyhet në bisedime, hyhet në bazë të rregullave që për një parti janë statuti. Pra do të jetë pengesë mungesa e një statuti në këto bidedime? Sepse ju jeni në gjyq.

Gazment Bardhi: Nuk po hyj në bisedime me kolegë rë partive të tjera, por sesi ne duhet të mundim Edi Ramën në zgjedhjet lokale.

Elona Meço: Do të thotë që do të bëni një palë rregulla të reja?

Gazment Bardhi: Patjetër, do të ulemi të bisedojmë se cila është rruga më e mirë për t’i bërë bashkë demokratët për të mundur Edi Ramën. As nuk do të shkruajmë statut, as nuk do të lexojmë statut. Nuk do të marr statut me vete, kur të shkoj në bisedime. Besoj dhe zoti Paloka do të bëjë të njëjtën gjë. Unë do të shkoj me një rregull të vetëm të shkruar në mendje, si të mundim Edi Ramën të gjithë bashkë në zgjedhje. Nëse vijmë me çështje të tjera, nëse unë shkoj me të njëjtën mendje që më ndan me pjesën tjetër apo ata vijnë me të njëjtën mendje që i ndan me pjesën tjetër, e sigurtë është që i fituari në këtë mes do të jetë Edi Rama. Nëse qëllimi i njërës palë është sesi të fitojë zgjedhjet lokale Edi Rama, sigurisht mund të vijë me statut me vete. Ai të tundë statutin e tij, unë timin dhe të rrimë peng i statuteve, ndërkohë që demokratët janë peng i keqqeverisjes së Edi Ramës.

Elona Meço: Ju po shkoni në këto bisedime duke shpresuar që partia e zotit Berisha të heqë dorë nga primaret?

Gazment Bardhi: Jo, unë shkoj në këto bisedime bashkë me zotin Paloka për të eksploruar mundësinë sesi bëhemi të gjithë bashkë për të mundur Edi Ramën.

Elona Meço: A i bashkojnë primaret demokratët?

Gazment Bardhi: Nuk di të them. Di që PD ka bërë njëherë primare në vitin 2000. Mesa kam biseduar me kolegë që kanë qenë pjesë e procesit në atë kohë, u krijua një konflikt i brendshëm dhe partia nuk u bashkua. Megjithatë, kam dëgjuar zotin Berisha të thotë se hyn në bisedime pa kushte dhe unë do të shkoj pa kushte. Jam i hapur të dëgjoj argumenta sesi të bashkëpunojmë në mënyrë të sinqertë me demokratët, pa përjashtuar asnjë element, që i shërben hallit tonë të përbashkët, të mundim Edi Ramën.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular