Armando Broja do të luajë sot për herë të përë si titullar në kampionatin anglez me fanellën e Çelsit. Sulmuesi shqiptar, kishte fituar pak nga pak minutat në fushë nën drejtimin e trajnerit Graham Poter dhe duket se ky i fundit i ka besuar tashmë një vend në rreshtim lojtarit të përfaqësueses shqiptare në sfidën ndaj Brentford.
Çelsi luan një sfidë delikate në të cilën do të mundohet të ruajë vendin e katërt dhe t’i afrohet më shumë skuadrave që ka më sipër në renditje dhe duket se trajneri Poter mendon se Broja mund të bëjë mirë në këtë transfertë të komplikuar ndaj skuadrës së Thomas Strakoshës, i cili mungon për shkak dëmtimi.