Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar ditën e sotme në një dalje mediatike se rreth 1 mijë e 200 efektivë policie kanë dorëzuar dorëheqjen.
Sipas gazetarit pritet që këta efektivë policie të largohen nga rradhët e Policisë së Shtetit, teksa ende nuk dihen arsyet.
“Nuk ndodh në asnjë vend të botës, të vijë patrulla pa një motiv. Edi sa policë ka këtu, që nga Rinasi deri kur futesh në Tiranë ke më shumë efketivë se në anjë vend tjetër të Evropës. Janë 1 mijë e 200 efektivë policie që kanë dorëzuar dorëheqjen, kanë dorëzuar dorëheqjen dhe presin të largohen.”