BallinaAktualitetAgron Tufa zbulon emrin: Diplomati që ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit

Agron Tufa zbulon emrin: Diplomati që ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit

spot_img
spot_img

Ish-kryetari i institutit për studimin e krimeve të komunizmit njëherësh shkrimtari Agron Tufa, në një intervistë për Euronews Albania, zbuloi emrin e një zyrtari që ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit.

Sipas Tufësm bëhet fjalë për diplomatin Fatos Reka, që është sot shërbimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Teksa tregoi dokumentin, Tufa tha se Reka e ka të fshehur në CV se ka qenë ish-bashkëpunëtor i ish-sigurimit.

“Nëse qenka puna që të spastrojmë rrugën e politikës nga ish-bashkëpunëtorët e ish-sigurimit të shtetit, na dalin gjëra shumë të çuditshme. Kemi një diplomat të karrierës që është edhe sot në shërbimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, që quhet Fatos Reka. Në CV zyrtare ai e ka fshehur të qenurit bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit.

Ky është dhe sot në shërbim. Të jeni të sigurt që të tilla figura hermetikisht do të fshihen, ligji do të godasë atë që dëshiron dhe ti do ta kesh gojën e mbyllur. Unë e shkela ligjin dhe unë automatikisht duhet të ndiqem dhe të dënohem sipas ligjit”- nënvizoi ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular