Ambasada Britanike në Tiranë i ka bërë apel qytetarëve shqiptarë që të mos udhëtojnë me gomone drejt Mbretërisë së Bashkuar pasi është e rrezikshme
Në një postim në Facebook, ambasada shkruan se udhëtimi përmes kanalit është i rrezikshëm për shkak të kushteve atmosferike.
Postimi i Ambasadës Britanike në Tiranë:
Duke u përpjekur për t’u larguar nga Shqipëria për në Mbretërinë e Bashkuar mund të humbësh edhe jetën nga kushtet e rrezikshme të motit. Mos rreziko!
Gjithashtu ambasada ka publikuar dhe udhëzime dhe paralajmërime mbi rreziqet e udhëtimit të paligjshëm.
Rreziqet e udhëtimit drejt MB-së me anije të vogla përfshijnë:
- kushtet e detit ndryshojnë shpejt – anija mund të përmbyset apo të zhytet
- ju mund të bini në det dhe të mbyteni – kjo mund të ndodhë brenda disa minutave pasi uji është shumë i ftohtë
- anija mund të prishet gjatë udhëtimit – anijet që ofrojnë kontrabandistët shpesh janë të papërshtatshme për udhëtime të gjata
- anija juaj mund të goditet nga një anije më të madhe – deti mes Anglisë dhe Francës është zona me trafikun më të madh detar në botë
Rreziqet e udhëtimit drejt MB-së të fshehur në një kamion përfshijnë:
- mund të shtypeni teksa mundoheni të kapeni në një mjet në lëvizje
- rrezikoni të vdisni të ngrirë brenda një mjeti frigoriferik
- mund të mbyteni lehtësisht nga mungesa e ajrit në një kontejner ose kamion mallrash të mbyllur
- mund të lëndoheni nga sende që mund të bien sipër jush
- mund të rrëzoheni në rrugë ose poshtë kamionit